Dominim anglez në Champions League

Futbolli anglez po përjeton një tjetër sezon historik në Champions League, duke konfirmuar supremacinë e Premier League-s në arenën më prestigjioze evropiane. Plot pesë ekipe nga Anglia kanë siguruar kualifikimin mes 16 skuadrave më të mira të turneut, një shifër që flet qartë për nivelin, thellësinë dhe konkurrencën e jashtëzakonshme që ofron kampionati anglez. Nga këto, katër ekipe kanë prerë direkt biletën për në fazën me eliminim direkt, ndërsa vetëm Newcastle do të duhet të kalojë përmes “playoff”-it.

Manchester City, Arsenal, Liverpool dhe Tottenham kanë arritur kualifikimin e drejtpërdrejtë, duke shmangur rrezikun e një faze shtesë dhe duke u pozicionuar si kandidatë seriozë për trofeun. Ndërkohë, Newcastle ka arritur një sukses të madh duke siguruar “playoff”-in, ku do të përballet me një mes Monaco-s ose Qarabag-ut. Një short që në letër është i përballueshëm, por që kërkon kujdes maksimal.

Shorti i “playoff”-it do të hidhet të premten, në orën 11:00, dhe pritet me interes të madh, pasi do të përcaktojë edhe rrugët e mundshme të skuadrave të mëdha evropiane. Emra si Real Madridi, Interi, Juventusi, Atletico Madridi dhe PSG janë të gjithë në pritje të kundërshtarëve të tyre, por ajo që bie më shumë në sy është prania masive angleze në fazat vendimtare.

Ky dominim nuk është rastësi. Investimet e mëdha, intensiteti i kampionatit, cilësia e trajnerëve dhe niveli i lartë i lojtarëve e kanë kthyer Premier League-n në pikë referimi për futbollin evropian. Me pesë ekipe mes 16 më të mirave dhe me ambicie të mëdha për të shkuar deri në fund, Anglia hyn në fazën finale të Champions League si forca kryesore e kontinentit.

Çiftet e mundshme të “playoff”-it

Real Madrid –  Bodo/Glimt ose Benfica

Inter –  Bodo/Glimt ose Benfica

PSG – Monaco ose Qarabag

Newcastle – Monaco ose Qarabag

Juventus – Club Brugge ose Galatasaray

Atletico Madrid – Club Brugge ose Galatasaray

Atalanta – Borussia Dortmund ose Olympiacos

 

Bayer Leverkusen – Borussia Dortmund ose Olympiacos

Borussia Dortmund – Atalanta ose Leverkusen

Olympiacos – Atalanta ose Leverkusen

Club Brugge – Juventus ose Atletico Madrid

Galatasaray – Juventus ose Atletico Madrid

Monaco – PSG ose Newcastle

Qarabag – PSG ose Newcastle

Bodo/Glimt – Real Madrid ose Inter

 

sfidanti.al