Tashmë dihet publikisjht, që Tomi Dokerti nuk është një ndonjë dashamirës i trajnerit portugez, Hose Murinjo, madje ish-trajneri i Mançester Junaitid nuk nguron ta shprehë një gjë të tillë sa herë që i jepet mundësia. Për plakun Tomi, mburjet e Murinjos vend e pa vend janë acaruese, aq më shumë për një skocez të moshës 88 vjeçare. Kjo është edhe çështje kulturash të ndryshme.
Ndërkohë që Dokerti është shfaqur absolutisht kundër edhe politikave të klubit, për të transferuar lojtarë me çmime shumë të larta. Siaps tij, shembulli më absurd është Pogba, të cilin Ferguson e largoi për 1 milionë euro, ndërsa Murinjo e ktheu për 90 milionë. “Hoze Murinjo? Eshtë duke bërë mirë teknikisht, por nëse do të ishte i përbërë nga çokollatë, ai do të hante veten”, tha Dokerti për Evening Times. I lindur në Glasgou, Tomi Dokerti ka qenë trajner I Çelësit në vitet 1961-1967, por edhte I Mançester Junaitid në vitet 1972-1977.