Mikael Shumaker, sot 48 vjeç mes lëngimesh

Mikael Shumaker, i konsideruar si një nga pilotët më të mëdhenj të Formula 1, sot ka ditëlindjen. I lindur më 3 janar 1969, në Huerth-Hermuelheim të Gjermanisë, sot Shumaker mbush 48 vjeç. Pas aksidentit që pësoi duke bërë ski në Gjenevë, raportohet se gjendja shëndetësore e Shumaker vazhdon të jetë e rëndë.

Megjithatë, misteri ka rrethuar shëndetin dhe familjen e tij, që nuk kanë dhënë asnjë informacion nëse, ai mund të ecë, flasë apo komunikojë, gjë që i ka interesuar shumë publikur gjatë të gjithë kësaj periudhe.

Sfidanti.al