“Djali plangprishës” i tenisit botërir, Nikos Kirios, bëri një deklaratë skandaloze mbas ndeshjes së raundit të dytë në Uimbëlldon me Rafael Nadalin që fitoi 3-0, duke theksuar se ai e kishte qëlluar qëllimisht me top në gjoks kundërshtarin e tij, pra Nadalin.
Ky gjest i tenistit australian nuk bëri asgjë tjetër, veçse e shtoi numrin e atyre njerëzve që konsiderojnë se Kiriosi nuk ka vend në ATP (Shoqata e Tenisit Profesionist), pasi edhe më parë ai ka bërë deklarata skandaloze që kanë shkaktuar irritimin e shumëkujt.
“Është e vërtetë se unë doja të godisja me top në gjoks atë dhe nuk shoh ndonjë arsye se përse unë duhet t’i kërkoj falje atij. Ai ka fituar plot tituj turnesh Grand Slam dhe çfarë pune i prish atij një top tenisi që e goditi atë në trup?”, deklaroi Kiriosi.
Nadali, nga ana e tij, nuk bëri asnjë koment për deklaratën skandaloze të Kiriosit.
Sfidanti.al