“Die Aktuelle” dëmshpërblen familjen Schumacher

Ishte fundi i prillit të vitit 2023, kur në koopertinën e revistës së përjavshme gjermane “Die Aktuelle” u shfaq fotografia e Michael Schumacher me titullin “Intervista e tij e parë”. Titulli dhe koopertina e revistës bëjnë të qartë se vetë shoferi ka dhënë intervistën e tij të parë që nga aksidenti tragjik i skijimit në vitin 2013 që e la në koma. E ndërsa askush nuk e di gjendjen e vërtetë shëndetësore të ish-pilotit, revista vazhdoi me një taktikë shumë të diskutueshme. Ajo reklamoi në koopertinën e saj se kishte intervistën e parë të Schumacher-it, madje gjoja kishte fjalët e tij. Sigurisht që realiteti është vite dritë larg, pasi ajo që ka bërë revista është përdorimi i një sistemi inteligjence artificiale (chatbot) që mund të përgjigjet duke imituar njerëz të famshëm. Madje, brenda revistës gjoja kishte frazat e tij në thonjëza për të mbajtur të ngrohtë interesin si “Jeta ime ka ndryshuar tërësisht”. Familja e tij mori masa ligjore dhe u shfajësua. Gjykata sigurisht që shfajësoi familjen Schumacher dhe grupi mediatik Funke pagoi 200,000 dollarë. Nw fakt, ai kërkoi falje publike dhe shkarkoi kryeredaktorin që e lejoi këtë çështje. “Ky artikull i dobët dhe mashtrues nuk duhet të ishte shfaqur kurrë. Ai në asnjë mënyrë nuk i përmbush standardet gazetareske që ne dhe lexuesit tanë presim.”, thuhej në deklaratën e revistës pas dhënies së dëmshpërblimit.

sfidanti.al