Dibala si Shvejku: Takohemi pas 5 vjetësh tek Juventusi!

Në veprën legjendare të Jarosllav Hashekut, “Ushtari i mirë Shvejk”, personazhi kryesor i saj ka një batutë kur përshëndetej me shokë. “Takohemi në orën 6 pas lufte “Te Gota”. Paulo Dibala duket se po ngjan paksa si Shvejk, ndërsa e ka shprehur me këtë fjali synimin për të rinovuar kontratën me Juventusin: “Edhe kur të vini pas 5 vjetësh në Torino, do të më gjeni këtu”. Fjali me nënkuptim, pra që sulmuesi argjentinasi do ta firmosë kontratën e re 5-vjeçare, veçse në futbollin e sotëm situata është bërë sikur të jetë luftë. Po aq e pasigurt është që të takohesh pas 5 vjetësh në të njëjtën skuadër, sa të të takohesh gjallë pas një lufte botërore.

Sfidanti.al