Dibala do rrogën e De Ligtit, Juventusi rrezikon ta humbasë falas

Kohët që kanë ardhur janë aq të këqija saqë “Zonja e Vjetër” nuk është në gjendje t’i ofrojë një sulmuesi kryesor, rrogën që i jep një mbrojtësi. Këtu duhet bërë një korrigjim sepse Paulo Dibala kërkon sot që të ketë 10.3 milionë euro në sezon, aq sa merr Matijs De Ligt, veçse akordi me holandezin u arrit përpara shpërthimit të Kovidit dhe të pandemisë. Juventusi i jep deri në 8 milionë euro në sezon, plus shpërblime, por argjentinasi kërkon 10 milionë që t’i ketë të sigurta. Të dy palët bien dakord që të vazhdojnë bashkë, deri në 2025 apo 2026, por mesa kuptohet klubi duhet të bëjë një sakrificë.

Sfidanti.al