CR7-Bruno Fernandes, përse Man. Junajtid beson aty ku dështoi Portugalia?!

Problemi i madh është që në një ekip kombëtar kaq të fortë, dy lojtarë të një niveli kaq të lartë nuk kanë mundur të jenë një dyshe e jashtëzakonshme. Kristiano Ronaldo dhe Bruno Fernandes janë shokë tek Portugalia, por e vërteta është se kombinimi mes tyre nuk ka qenë më i miri i mundshëm dhe i pritshëm. Ata do të jenë pas pak ditësh, shokë skuadre tek Mançester Junajtidi, pasi CR7 kaloi në “Old Traford”. Anglezët kanë besim se ajo që nuk ka ndodhur te Portugalia, do të ngjajë tek “djajtë e kuq”. Natyrisht, vetëm koha do ta tregojë, por Bruno Fernandesi ka qenë një nga faktorët që ndikuan në kthimin e Kristianos, bashkë me Sër Aleks Fergusonin dhe Rio Ferdinandin.

Sfidanti.al