Tratativa mes Interit dhe Bolonjës për të transferuar Kristjan Asllanin duket se është në një pikë të mirë pasi mes klubeve ka akord edhe sa i përket shifrave. Interi ka ulur pretendimet dhe pritet që të përfitojë 13 milionë euro nga shitja e mesfushorit, por Bolonja nga ana tjetër i ka premtuar zikaltërve një përqindje të shumës që do të përfitojë nga shitja e shqiptarit në të ardhmen.
Destinacioni në fjalë mësohet të jetë pranuar nga Kristjan Asllani pasi skuadra e Bolonjës këtë sezon do të jetë pjesë e Ligës së Europës. Për shqiptarin ka qenë gjithmonë prioritet që të jetë pjesë e një ekipi, i cili luan në kompeticionet europiane.
sfidanti.al