Dëmtimi i thonjve të Mylerit? Mos harroni se futbollistët ushqehen nga këmbët!

Një foto e hedhur në rrjetet sociale nga futbollisti i Bajernit dhe i Gjermanisë, alarmoi tifozët, por edhe trajnerin Julian Nagelsman. Në atë foto dalloheshin thonjtë e dëmtuar rëndë të Tomas Mylerit, aq sa mund të mendohet se mund të ndodhë ndojnë gjë e keqe për shëndetin apo edhe për karrierën e tij. Fotoja ishte shkrepur dhe botuar në Sardenjë të Italisë, ndërsa sqarimi thoshte: “Duhet të shkoj menjëherë tek Nagelsmani”. Gjithsesi, ortopedisti dhe mjeku sportiv, Dr. Torsten Dola, me përvojën e moshës së tij 58-vjeçare thotë se “këto janë këmbë normale të një futbollisti, pasi thonjtë dëmtohen nga goditjet e shpeshta të topit. Në fund të fundit, nuk duhet të harrojmë se futbollistët ushqehen nga këmbët”. Doktor Dola thotë se thonjtë mund të mos bëhen më kurrë si më parë, por duhen trajtuar me mjekimin e duhur (podiatri). Nagelsmani thotë se Bajerni ka një podiatrist të zotin në klub dhe ai do të merret me thonjtë e Mylerit.

Sfidanti.al