Champions League ka dy skuadra superfavorite

Liverpool duket skuadra e vetme e cila mund të rivalizojë me Real Madrid në Champions League këtë sezon.

“Të kuqtë” kanë bërë një revolucion thuajse total të ekipit. Trajneri Arne Slot ka ndryshuar ofensivën duke transferuar yje si Alexander Isak (Newcastle) për 144 milionë euro, Florian Wirtz (Bayer Leverkusen) për 125 milionë euro dhe Hugo Ekitike (Eintracht Frankfurt) për 95 milionë euro.

Real Madrid, nga ana tjetër, është mjaftuar me rinovimin e mbrojtjes dhe me afrimin e talentit Mastantuono.

Liverpool nuk është ndalur me kaq, sepse ka afruar edhe lojtarë si Milos Kerkez (Bournemouth) për 46.9 milionë euro, Jeremie Frimpong (Bayer Leverkusen) për 40 milionë euro dhe Giovanni Leoni (Parma) për 31 milionë euro.

Një tjetër skuadër që mund të ketë sukses në Champions League këtë sezon pritet të jetë Arsenal, gjithashtu me shumë merkato të fortë gjatë kësaj vere. Sigurisht, nuk mund të harrohen edhe emra big si PSG, Bayern dhe Barcelona.

sfidanti.al