Çfarë shakaje, Bajerni nuk po merr dot Kalajxhiçin, jo më Harri Kejnin

Nuk mund t’i besohet çdo “shashke” mediatike që shpërthen lidhur me transferimet në futboll. Gjithsesi, mund të diskutosh për to. Fjala është sikur Bajerni i Mynihut ka kontaktuar Totenhemin për Harri Kejnin, dhe se londinezët gjoja mund ta zëvendësojnë yllin e tyre kryesor me Lautaro Martinezin e Interit. Le ta lemë faktin që Interi nuk pranon ta humbë argjentinasin, por le të theksojmë se bavarezët nuk kanë financa as për të marrë Sasha Kalajxhiçin nga Shtutgarti, i cili duket se do të shkojë tek Dortmundi. Në Mynih kanë shansin e madh të marrin Sadio Manenë, dhe besohet se kështu do të bëjnë, ndaj historia me Kejnin duket një “përrallë vere”.

Sfidanti.al