Çelsi shkarkon Poterin 10 ditë para duelit të Championsit me Realin

Ishte një fjalë dhe një vendim si i shkruar në mur, ndonëse edhe vetë mediat angleze shkruanin se pronari Tod Boehli vazhdonte ta përkrahte trajnerin. Gjithsesi, çdo gjë ndodhi shpejt, pak a shumë si me Tomas Tuhelin, dhe Çelsi e shkarkoi Graham Poterin. Në vend të tij, përkohësisht, ekipin e merr ndihmësi Bruno Saltor. Kjo gjë ndodhi 10 ditë para duelit në Champions ndaj Realit të Madridit, e duket se Boehli nuk pati më besim se Poteri do të bënte kthesën. Të shtunën, Çelsi u mund 0-2 nga Aston Vila në “Stemford Brixh”.

Sfidanti.al