Çfarë shorti ai çerekfinal për Kupën e Anglisë. Zhoze Murinjo do të duhet të kthehet edhe një herë në stadiumin ku ishte i adhuruar për t’u përballur me “skuadrën e vetme të zemrës së tij në Angli”. Mançester Junajtid do të luajë në “Stemford Brixh” ndaj Çelsit të trajnerit Antonio Konte, në fundjavën rreth datës 11 mars. Çifti tjetër, ende i pakryer plotësisht, do të vendosë përballë surprizën shekullore të Kupës, Linkoln Sitin ndaj Sauthend Junajtidit ose Arsenalit.
Nëse Sauthendi do të eleminonte londinezët e Arsen Vengerit, do të ishte dopio mrekulli, pasi për herë të parë në histori dy ekipe të kategorisë së pestë do të ishin në çerekfinale, dhe për herë të parë njëri prej tyre do ta kishte vendin të garantuar në katërshe. Çiftet e tjerë të nxjerrë nga shorti ishin derbi i Londrës, Totenhem-Miluoll dhe dueli ende në pritje, Midëllsbrou kundër Mançester Sitit ose Hadërsfildit.
Sfidanti.al