Bushi dhe Bogdani, zyrtarizohen trajnerët e përfaqësueseve të moshave

Tashmë është zyrtare, Alban Bushi do të drejtojnë ekipin përfaqësues U-21, ndërsa Erjon Bogdani atë të U-19, në Eliminatoret e ardhshme të Kampionatit Europian. Prezantimi i Bushit dhe Bogdanit si trajnerët e Kombëtareve të moshave, me shumë mundësi do të bëhet ditën e premte.

Alban Bushi, që deri tani ka mbuluar rolin e menaxherit të Kombëtares A, do të zëvendësojë në pankinën e përfaqësueses së 21 vjeçarëve, Redi Jupin, Bogdani (edhe ai ka qenë pjesë e stafit të trajenrit De Biazi) do të zërë vendin e lënë bosh, pas shkarkimit të Arjan Bellait. Për të dy ish-sulmuesit e përfaqësueses sonë, flitet për një eksperiencë të re, shumë të rëndësishme për të ardhmen e karierës së tyre.