Tashmë është zyrtare: Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja largohet përfundimisht nga Chelsea për të vazhdua karrierën te Burnley, klub me të cilin ka firmosur një kontratë 5-vjeçare. “Burnley FC ka kënaqësinë të konfirmojë nënshkrimin e Armando Brojas, i cili i bashkohet Klubit me një kontratë pesëvjeçare nga Chelsea për një tarifë të pazbuluar.
Sulmuesi 23-vjeçar shqiptar vjen me shumë përvojë në Premier Ligë, pasi ka kaluar periudha huazimi në ligën e parë te Southampton, Fulham dhe Everton deri më tani në karrierën e tij”, shkruhet mes të tjerash në njoftimin e klubit anglez. Pasi nënshkroi për “Clarets”, Broja tha: “Jam shumë i emocionuar që jam këtu si lojtar i Burnleyt. Është një kohë vërtet pozitive për t’u bashkuar me këtë klub përpara fillimit të sezonit të ri të Premier League. Mezi pres të filloj!”.
sfidanti.al