Ishte në fushë për Atalantën në të gjashtë ndeshjet e grupit, duke qenë gjatë gjithë minutave, pra 540. Ishte një nga maratonomakët e vërtetë të këtij Championsi me mbi 10 km të vrapuara për ndeshje, por ishte edhe më i miri kur erdhi puna tek “interceptimet”, pra kur zotëronte topin që një lojtar kundërshtar e pasonte për shokun e skuadrës. Me 15 të tilla, Berat Gjimshiti ishte “mbreti” i Ligës së Kampionëve, duke lënë pas lojtarin e Ajaksit, Graveberh, polaku Maciej Ribus dhe Sanusin e Portos. Po ashtu, ai pati 300 pasime (50 ndeshje, aspak keq), me 78 për qind saktësi, 64 për qind të dueleve të fituar, nga të cilët gati 70 për qind duele ajrore të fituar. Padyshim, mbrojtësi i Shqipërisë e ka ndihmuar shumë Atalantën në ecurinë e këtij sezoni ku ka arritur në turin e dytë, ashtu siç ndodhi vjet kur mbërriti në çerekfinale.
Sfidanti.al