Është ende në vend të dytë në këtë renditje, por shpresat janë të mëdha. Karim Benzema shënoi 3 gola për Realin në fitoren 4-2 ndaj Almerisë në La Ligën e Spanjës, duke arritur në kuotën 17 rrjeta këtë sezon. Kjo do të thotë se francezi është vetëm 2 gola prapa Robert Levandovskit, që kryeson klasifikimin e Këpucës së Artë, kur duhen edhe 6 ndeshje deri në fund. Edhe pse, trajneri Ançeloti do ta ruajë më shumë për Championsin dhe Kupën e Mbretit, duket se Benzema do ta synojë edhe titullin “Piçiçi”.
Ai ka 352 gola për Realin në 642 ndeshje, duke vazhduar të jetë i dyti shënues më i mirë në histori i klubit pas Kristiano Ronaldos, që ka 450. Francezi ka edhe 165 asiste, duke qenë një lojtar i shkëlqyer, ndërsa në total për klubet ka 418 gola e 192 asistë, si dhe 37 gola për Francën, ku ka luajtur më pak sesa do ta meritonte.
Sfidanti.al