Bayerni i Mynihut vazhdon të tregojë pse konsiderohet një ndër klubet më të forta dhe më të qëndrueshme në botë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe në atë financiar. Gjatë asamblesë së përgjithshme, kampionët e Gjermanisë prezantuan bilancin e sezonit financiar 2024/2025, i cili shënoi një rekord historik për klubin bavarez.
Të ardhurat totale arritën në 978.3 milionë euro, duke regjistruar një rritje prej 2.8% krahasuar me vitin e kaluar, shifra më e lartë ndonjëherë për Bayernin. Po ashtu, fitimi operativ u rrit në 187.8 milionë euro (+11.3%), ndërsa fitimi para taksave ishte 42.5 milionë euro. Në fund, fitimi neto vjetor u mbyll me 27.1 milionë euro, duke vulosur kështu një tjetër vit të shkëlqyer financiar për klubin.
Kryetari i bordit ekzekutiv, Jan-Christian Dreesen, u shpreh i kënaqur me rezultatet: “Bayern mbetet i fortë ekonomikisht, konkurrues sportivisht dhe i bashkuar në shpirt. Pavarësisht vështirësive të tregut dhe një merkatoje gjithnjë e më të çmendur, ne arritëm rekord të të ardhurave dhe fitim të qëndrueshëm. Bayern nuk është klub i paqëndrueshëm, është institucion stabël.”
Dreesen theksoi edhe filozofinë financiare të klubit:
“Ne nuk shpenzojmë më shumë sesa fitojmë. Kjo është pjesë e identitetit tonë dhe do të vazhdojë të na udhëheqë. Suksesi ynë lind nga një komunitet i fortë, punonjës të përkushtuar, partnerë e sponsorë të besueshëm dhe bashkëpunim i ndershëm mes strukturave drejtuese.”
Në një periudhë ku shumë klube europiane përballen me borxhe të mëdha dhe presione financiare, modeli i Bayernith shfaqet si shembull i menaxhimit të shëndetshëm dhe vizionit afatgjatë. Një klub që vazhdon të ndërtojë suksesin duke ruajtur dinjitetin financiar dhe identitetin e tij, brenda dhe jashtë fushës së lojës.
sfidanti.al

    