Bayern Munchen, dëmtohet edhe Musiala

Nuk kanë fund telashet për Bayern Munchen. Jamal Musiala është futbollisti i radhës i dëmtuar te skuadra gjermane. Ylli i bavarezëve, u detyrua të linte fushën nën shoqërimin e mjekëve, për shkak të një dëmtimi në dukje serioz, në duelin e kampionatit ndaj Augsburgut. Kujtojmë që më herët trajneri Company, humbi edhe Upamecanon, portierin Neuer, Davis dhe francezin Coman.

sfidanti.al