Në dy ditë të vetme, panorama e La Ligës në Spanjë ndryshoi jo pak. Një fitore e Atletikos së Madridit ndaj Barcelonës në “Uanda Mentropolitano” 2-0 të shtunën dhe një sukses i Espanjolit 2-1 ndaj Realit të dielën bënë që ekuilibri në garën për titull të prishej në favor të të besuarve të trajnerit Diego Pablo Simeone. Nëse triumfi i Atletikos pritej, nuk mund të thuhej kjo për atë të Espanjolit. Në kryeqyendrën katalanase, ishin bardheblutë që mbajtën lart nderin e Krahinë Autonome ku një pjesë e madhe e popullsisë kërkon pavarësinë. Në radhët e fituesve ishte edhe mesfushori i kombëtares shqiptare, Keidi Bare, që luajti titullar në pozicionin e lojtarit para mbrojtjes duke e zbatuar detyrën me fanatizëm në ndihmë të katërshes së prapavijës. Golat për Espanjolin u shënuan nga De Tomas në 17’ dhe Vidal në 60’, ndërsa për madrilenët shkurtoi diferencën Karim Benzema. Kështu Bare do të jetë në grumbullim me “dekoratat” e fitores ndaj madrilenëve të Karlo Ançelotit. Reali mbetet në krye me 17 pikë, po aq sa Atletiko dhe Sociedadi, ndërsa Espanjoli ka 9 pikë.
Sfidanti.al