Nga të tria skuadrat në garë vetëm njëra e zotëron fatin e saj, dhe kjo e ka emrin Madrid. Jo Atletiko, por Real sepse ekipi i Diego Pablo Simeones arriti vetëm të merrte një barazim heroik në “Kamp Nou” ndaj Barcelonës, rezultat që në çdo edicion tjetër do të kishte qenë sukses, por që këtë herë mund të rezultojë një dështim. Rezultati 0-0 bëri që Reali të ketë mundësi të dalë kampion nëse fiton ndeshjet e mbetura.
Frika ishte e madhe në këtë derbi në Katalonjë, ndonëse pjesa e parë ishte padyshim më e mirë për Atletikon, diçka që e pohuan edhe gazetat vendase. Pas pushimit, “blaugranët” bënë më shumë, por jo aq sa për të fituar. Mesi pati shanset me dy goditje dënimi, një rast e pati Dembele, dhe një tjetër sërish sulmuesi francez, por jo edhe aq të pastër. Atletiko ka 77 pikë ndaj 75 të Barcelonës dhe 74 të Realit, që ka ndeshje direkte më të favorshme me dy rivalët, dhe që do të luajë këtë javë në Madrid ndaj Seviljes.
Sfidanti.al