Përparësitë janë vendosur prej kohësh dhe tani ka nisur puna për t’i realizuar. Barcelona ka piketuar njërin nga lojtarët që do të marrë në verë, dhe ky është Hektor Belerin. Mbrojtësi i djathtë i Arsenalit pritet të kthehet në “Kamp Nou”, në klubin nga ku u largua kur ishte 16 vjeç, pasi ishte e pamundur të luante në atë kohë, veçse është plotësisht gati në moshën 21-vjeçare. Mediat katalanasve njoftojnë se përfaqësues te Barcelonës dhe të Arsenalit janë takuar për transferimin e Belerinit dhe kanë informuar se kartoni i tij mund të kushtojë rreth 40 milionë euro. Barça edhe në të kaluarën ka dhënë hua apo ka larguar, dhe pastaj ka marrë sërish disa nga futbollistët, si Gerard Pike, Sesk Fabregas apo Zhordi Alba. Belerin prej dy sezonesh është një nga lojtarët kryesorë të trajnerit Arsen Venger, dhe pritet ta forcojë shumë lojën e katalanasve në krahun e djathtë.
Sfidanti.al