“Bëmë baba mos të të ngjaj”, ky është djali i Mesit!

Molla jo gjithnjë bie nën mollë. Shprehja popullore mund të vlejë për mënyrën sesi mund të rritet një fëmijë nga familja, por jo sesi mund të lindë ai fëmijë në krahasim me prindërit. Një baba apo një nënë e mirë mund të rrisin një djalë apo vajzë të edukuar, që mund të shkollohet mirë, por nëse fëmija nuk lind me parametra për sport, është e kotë të lodhesh. Nuk do të bëhen të gjithë si Flojd Mejuedhër Xhunior. Është Lionel Mesi i fundit që zbulon se nuk ka ndonjë iluzion për të birin, Tiagon.

“Atij nuk i pëlqen futbolli, – thotë ylli i Barcelonës, – vjen në “Kamp Nou” apo ndjek ndeshjet tona vetëm sepse është shok me djalin e Suarezit. Nuk është shumë i interesuar, por meqë vijnë Benja (çuni i Suarezit) dhe disa shokë të tjerë të shkollës, ai nuk dëshiron të ndahet prej tyre”. Në të kundërt, Benja, pra i biri i Luis Suarezit, është shumë i dhënë pas futbollit, rri gjithë ditën me topin. Besohet se nuk do të kemi një Tiago Mesi në të ardhmen, por një Benja Suarez.

Sfidanti.al