Barazimi me Sampdorian i kujton Interit … Lukakun!

Vitin e kaluar ndeshje të tilla arrinte t’i fitonte me forcën e shpirtit dhe të karakterit, por edhe me cilësinë e lojtarëve. Interi sot mbetet shumë ekip i fortë, kampion në fuqi në Serinë A, porse kur të është larguar një Romelu Lukaku dhe një Ashraf Hakimi, boshësia mbetet. As Xheko, as Lautaro dhe as Korrea nuk kanë potencialin dhe cilësitë e veçanta të belgut që krijon golin nga asgjëja, dhe jo më kot për të u paguan 115 milionë euro.

Në fushën e Sampdorias, zikaltërit e trajnerit Inzagi bënë ndalesën e parë sezonale, një 2-2 në “Marasi”, që mund të ishte fitore, por edhe humbje. Përtej golave të shënuar nga Dimarko, Joshida, Lautaro e Auxhelo, pati edhe shumë raste. Madje, në minutat e fundit nga e 57-ta deri në fund, Sampdoria pati 4 raste për gol. Tashmë, Interi ka 7 pikë duke mbetur prapa Napolit në garën për kreun e Serisë A, ndonëse kampionati sapo ka filluar.

Sfidanti.al