Bajrami super edhe në Europa League

Nedim Bajrami zhvilloi një tjetër paraqitje dinjitoze me fanellën e Gllazgoi Rejnxhers, në duelin e Ligës së Europës ndaj Lionit. Pavarësisht se skuadra e tij u mposht me rezultatin 1-4, mesfushori shqiptar rezulton lojtarë më i mirë në fushë tek të tijët. Bajrami qëndroi në fushë 81 minuta, teksa u vlerësua me notën 7.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Për sa i përket statistikave, interesant është fakti se Bajrami fitoi plot 9 duele nga 12 me kundërshtarët, si dhe të gjitha driblimet (8), ishin të sakta dhe asnjëherë kundërshtarët nuk arritën t’i rrëmbenin topin.

sfidanti.al