Bajrami cilësohet “shkatërrimtar” për kundërshtarin në Itali

Trajneri i tij, Andreacoli, e vlerësoi lart, por jo më shumë se për 45 minuta. Nedim Bajrami dhe Empoli nuk mundën të fitonin ndaj Kaljarit këtë javë në Serinë A, dhe barazimi 1-1 nuk i kënaqi shumë tifozët. Gjithsesi, mesfushori i kombëtares shqiptare tregoi edhe një herë klasin dhe përkushtimin e tij duke marrë notën 7 nga Eurosporti. “Paraqitje shkatërruese e tij, – shkruan televizioni kontinental, – i shkëlqyer në zotërimin e topit, por edhe në presingun për ta rifituar atë. Shërben asistin për golin e Pinamontit”. Edhe mediat në Itali e vlerësojnë lart për aksionin që solli golin e Empolit dhe i japin notën 7.

Sfidanti.al