Bajerni në krizë, duhet të ruajë Dejvisin, Hernandezin!

Në Gjermani thonë se klubi më i madh i vendit është në një moment shumë të vështirë. Kaosi me trajnerët dhe me drejtuesit ka bërë që planet për transferimet e verës të jenë në “ajër”, ndërsa disa lojtarë mund të rrezikohen. Reali thuhet se kërkon Alfonso Dejvisin, ndërsa Paris SG do dyshen Pavar-Lykas Hernandez. Nga ana tjetër duhet të përcaktohet e ardhmja e Sadio Manesë, Leroi Sanesë dhe Serzh Gnabrisë si dhe e portierit Zomer. Planet për afrime lojtarësh janë edhe më të paqarta, me Vlahoviçin, Rajsin, Kiezën, Kolo Muaninë apo edhe Gerreron.

Sfidanti.al