Detyra është në kufijtë e pamundësisë, pavarësisht heroizmave të së kaluarës. Bajerni gjithsesi është i detyruar të besojë se mund t’ia dalë edhe në “Bernabeu” ndaj Realit, pas disfatës 1-2 në Mynih. Lojtarët bavarezë kanë postuar foto me diçitura në rrjetet sociale, ku tregohen me pamje luftarake, dhe aspak të tronditur nga disfata e parë. Sidomos, bie në sy fotoja e Arturo Vidalit, autorit të golit të vetëm në “Alianc Arena” si dhe njeriu që humbi penalltinë në fund të pjesës së parë.
Një foto ndryshe është postuar nga Shabi Alonso. Futbollisti nga Vendet Baske bën një rikthim emocionues në “Santiago Bernabeu”, ku luajti për disa sezone me Realin, i kërkuar nga Zhoze Murinjo. Ai ishte pjesë e skuadrës së rekordeve që fitoi titullin kampion në 2012, duke grumbulluar 100 pikë dhe duke shënuar numrin më të madh të golave në historinë e ligës spanjolle. “Një ndeshje speciale, ishte diçitura, kthim në “Bernabeu”.
Sfidanti.al