Bajerni i ofron Juves 60+10 milionë euro për De Ligtin, ende nuk ka “Po”!

Futbollisti dhe klubi bavarez janë marrë vesh, por tashmë ka shumë rëndësi që të merren vesh dy palët e tjera. Ditën e djeshme nuk pati “tym të bardhë” në bisedimet mes Bajernit dhe Juventusit për Matijs De Ligtin, pasi klubi torinez nuk pranoi ofertën gjermane, dhe të dyja palët do të mendohen. Sipas gazetarëve që janë të informuar, oferta e Salihamixhiçit ishte 60 milionë euro “kesh” dhe 10 milionë euro në shpërblime të ndryshme. Juvja ka kërkuar të paktën 100 milionë, por ndoshta me 80 milionë mund të arrihet kompromisi.

Sfidanti.al