Çelsi mendon Gnabrinë pasi Rafinja shkon tek Barça dhe Zijeç mund të ikë tek Milani!

Vlerësimi i Bajernit mund të jetë afërsisht 52-55 milionë euro, dhe për klubin londinez do të ishte një mision i pamundur. Çelsi e dëshiron yllin e pastabilizuar të Bajernit, që dikur ka qenë tek Arsenali, ndërsa shpresa është shuar për të marrë Rafinjën nga Lidsi, pasi braziliani do të shkojë tek Barcelona. Nga ana tjetër, futbollisti i krahut i Bluve të Londrës, Hakim Zijeç, mund të bashkohet me Milanin në Serinë A, ndërsa është shprehur se “e kam marrë të ardhmen e karrierës sime në duart e mia”. Gjithsesi, Milani e do në huazim, ndërsa Çelsi do të preferonte ta shiste kartonin.

Sfidanti.al