Bajerni fiton dhe tenton shkëputjen, por shqetëson dëmtimi i Manesë

Më shumë sesa bavarezët, ky lëndim tremb kombëtaren e Senegalit që bëhet gati për Kupën e Botës, dhe siç tha trajneri Nagelsman “do të duhen analiza me rreze X për të gjetur shkallën e dëmtimit”. Sulmuesi doli nga loja që në minutën e 21-të duke mos mundur të jepte kontribut në fitoren 6-1 ndaj Verderit në “Alianc Arenë”, i zëvendësuar nga Leroi Sane. Serzh Gnabri ishte heroi me 3 rrjeta, ndërsa nga një shënuan Gorecka, Musiala dhe Tel. Për habi, Çupo-Moting nuk realizoi dot madje humbi penallti. Bajerni kryeson Bundesligën me 31 pikë në 14 javë, duke lënë pas problemet e mëparshme e duke pasur 47 gola të shënuar, më shumë se 3 për ndeshje.

Sfidanti.al