Fisnik Asllani është shumë pranë një prej transferimeve më të rëndësishme të karrierës së tij. Sulmuesi i Kosovës pritet të largohet nga Hoffenheimi për t’iu bashkuar RB Leipzigut, me marrëveshjen që sipas mediave gjermane mund të finalizohet brenda pak ditësh. Sipas “Bild”, 23-vjeçari nuk do të udhëtojë me Hoffenheimin në kampin stërvitor në Seefeld të Austrisë, pasi negociatat mes dy klubeve kanë hyrë në fazën përfundimtare.

