Kristjan Asllani debutoi sot me skuadrën e tij të re, Torinon, pikërisht përballë Fioretninës, e cila u përfol shumë gjatë verës si një destinacion i mundshëm i shqiptarit.
Në fund të takimit që zgjati 81’ për Asllanin, ky i fundit doli përpara gazetarëve për të dhënë përshtypjet e para për ekipin e tij të ri dhe zërat e merkatos, të cilët e kishin “dërguar” shpesh herë në Firence. “Nuk kam marrë kurrë një telefonatë nga Fiorentina. Firence nuk ishte mes qyteteve ku mund të shkoja”, tha 25-vjeçari.
Kur u pyet për diçka më shumë në këtë aspekt, Asllani u përgjigj: “Zgjodha Torinon pasi mendoj se këtu mund të jap më të mirën. Ky është qyteti i duhur për mua. Më mungon shumë fakti që nuk kam qenë për një kohë të gjatë në fushë”.
Në fund të fjalës së tij Asllani komentoi edhe për raportin që kishte me trajnerin e ekipit si dhe për detyrat që i kishte dhënë ai në takimin e sotëm. “Përpara se të transferohesha në Torino nuk e njihja Baronin. Mendoj se është një trajner i mirë dhe se prej tij mund të mësoj shumë. Mbaj mend vjet kur jemi përballur me Lacion e tij kemi vujatur shumë. A mund të shënoj gola? Patjetër që po, por sot nuk ishte dita pasi kisha për detyrë që të markoja Gudmunson”, përfundoi Asllani.
sfidanti.al