Bayern interesohet për Lookman

Bayern i Mynihut po lëviz në merkato kur nga fundi i saj në ndajnë vetëm pak orë. Sipas medieve të ndryshme është raportuar se klubi bavarez ka trokitur në derën e Atalanta-s pasi është i intersuar për shërbimet e Lookman.

Bayern kërkon ta huazojë nigerianin për një vit dhe të ketë mundësi për ta blerë për 28 milionë euro verën e ardhshme. Kjo formulë nuk i ka pëlqyer familjes Perkasi, e cila e ka refuzuar dhe i ka bërë të ditur klubit gjerman se është e gatshme të nisë një tratativë të mirëfilltë vetëm nëse transferimi do të ishte definitiv.