Lushnja frenon Skënderbeun

Ndeshja mes Lushnjes dhe Skënderbeut nuk pati fitues pasi supergolit të shënuar nga Ukiçi në pjesën e parë iu kundërpërgjigj Koreshi në të dytën.

Ndeshja në “Roza Haxhiu” nisi mjaft mirë për miqtë, të cilët shënuan gol që në minutën e tetë falë një “perle” të Ukiçit, i cili ndëshkoi Haremin nga distanca. Miqtë nga Korça kishin edhe disa raste të tjera për të shënuar, por nuk u treguan të skatë duke lënë në lojë vendasit.

Në pjesën e dytë të besuarit e Erion Xhafës shfrytëzuan gabimet e Skënderbeut në sulm duke i marrë një pikë korçarëve pasi Koreshi gjeti golin e barazimit pas zhvillimit të një goditjeje standarde. Me këtë barazim Lushnja siguron edhe pikën e dytë në po kaq javë të Kategorisë Superiore ndërsa Skënderbeu kthehet në Korçë me bindjen se do të luftojë deri në fund për një vend në Superiore.


sfidanti.al