Asllani “refuzon” Bolonjën

Kristjan Asllani ndodhet përpara një vendimi të rëndësishëm për të ardhmen e tij.

Interi dhe Bologna kanë arritur marrëveshje mes tyre për transferimin e mesfushorit me vlerë 9 milionë euro, ku zikaltërit do të mbajnë edhe 40% të vlerës së shitjes së ardhshme. Megjithatë, marrëveshja finale varet nga vetë lojtari, i cili nuk ka pranuar ende ofertën e klubit kuqeblu. Bologna i ka propozuar një kontratë me pagë 1,7 milionë euro në vit, por Asllani kërkon 2 milionë euro. Deri tani, lojtari nuk ka pranuar as ofertat me bonuse të përfshira. Për shkak të zgjatjes së bisedimeve, Bologna po shqyrton alternativa të tjera. Nëse Asllani nuk ndryshon qëndrim, Bologna mund të tërhiqet nga negociatat. Situata pritet të qartësohet në orët e ardhshme.

sfidanti.al