As ndaj Atalantës? Hazar ka humbur 47 nga 82 ndeshje tek Reali

Zinedin Zidani shpresonte shumë që ylli belg të bashkohej me skuadrën për Ligën e Kampionëve, në një ndeshje të rëndësishme, por nuk qenka e thënë. Eden Hazar paska pësuar një tjetër frenim në procesin e riaftësimit pas dëmtimit të fundit, dhe është në dyshim të madh për sfidën ndaj Atalantës. Jo se Reali e ka të domosdoshëm lojtarin ofensiv, pasi edhe pa të fitoi 1-0 në Bergamo, por në radhë të arë sepse Hazar ka nevojë për minuta dhe sepse për të janë paguar 100 milionë euro, dhe pritet që të paguhen më shumë. Siç del nga statistikat, belgu ka humbur 47 nga 82 ndeshje gjithsej të Realit, që kur u transferua nga Çelsi, që do të thotë më shumë se 50 për qind. Mungesat e tij kanë ndikuar padyshim në paraqitjet e skuadrës që ka mbetur prapa Atletikos në La Liga, dhe është eleminuar nga Kupa e Mbretit dhe nga Superkupa e Spanjës.

Sfidanti.al