Armand Duplantis magjeps Parisin, rekord botëror nga suedezi

Kampioni i botës dhe kampioni olimpik, Armand Duplantis ka vendosur një rekord të ri botëror në hedhjen me shkop. Pasi kishte fituar të artën dhe vendosur rekordin olimpik në lartësinë 6.10, talenti suedez tentoi të bënte mrekullinë për të thyer rekordin botëror të vendosur po nga ai pak muaj më parë dhe që ishte 6.24 metra. Në dy tentativat e para, 24-vjeçari nuk ia doli mbanë por tek e treta arriti të përmirësonte me 1 cm rekordin personal dhe atë botëror, tashmë me lartësinë 6 metra e 25 cm.

sfidanti.al