Arbitër francez për finalen e madhe

Do të jetë francezi François Letexier, arbitri që do të gjykojë finalen e Euro 2024, atë midis Spanjës dhe Anglisë. Ndeshje kjo e programuar për t’u zhvilluar të dielën në 14 korrik në Berlin. Lajmin e ka bërë të ditur, nëpërmjet një komunikimi, Komiteti Arbitral i Uefa-s. 35-vjeçari francez, arbitër ndërkombëtar që nga viti 2017, ka drejtuar deri tani në karrierën e tij, 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s. Gjatë finaleve të Euro 2024, Leteksie ka arbitruar si kryesor tre ndeshje në fazën e grupeve, Spanjë-Gjeorgji, Danimarkë-Serbi dhe Kroaci-Shqipëri. Ndërsa ka qenë arbitër i katërt në ndeshjen hapëse të këtij evropiani, Gjermani-Skoci e luajtur në Mynih. Arbitri francez ka qenë edhe në Superkupën e Uefa-s e luajtur në 2023 midis Manchester City-Sevilla, e luajtur në Greqi. Në finalen e euro 2024, arbitri polak Szymon Marciniak, do të jetë arbitri i katërt.
sfidanti.al