Tashmë nuk është një sekret, Juventus prej kohësh është vënë pas Teun Koopmeiners të Atalantës. Bardhezinjtë kanë gjetur akordin me holandezin, por problem janë drejtuesit bergamaskë të cilët kërkojnë jo më pak se 60 milionë euro për 26-vjeçarin. Një shifër e lartë për Juventusin. Megjithatë, drejtuesit torinezë kanë çelësin për të mbërritur akordin. Fjala është për Daniele Rugani të përfunduar tashmë jashtë projektit me trajnerin Thiago Motta.
sfidanti.al