Anglia është gjysmëfinalistja e tretë e Euro 2024, duke iu bashkuar Spanjë dhe Francës në garën e fortë për fitimin e trofeut të madh. Skuadra e Gareth Southgate iu fal penalltive për të eliminuar Zvicrën, me 120 minutat që u mbyllën në barazim 1-1. Breel Embolo kaloi helvetët në avantazh në minutën e 75’, por Bukayo Saka realizoi një gol shumë të bukur. Duke rikthyer baraspeshën pas vetëm 5 minutave. Në fund penalltitë, me Manuel Akanjin që gaboi nga kampi zviceran (pritje e Jordan Pickford), ndërkohë që Trent Alexander-Arnold realizoi penalltinë vendimtare në krahun tjetër. “Tre Luanët” do të përballen me fituesin e çiftit Holandë-Turqi në gjysmëfinalen e 10 korrikut në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
sfidanti.al