Skuadrat e dy kampionateve më të fortë të kontinentit ishin më të mirat në përfundim të fazës së parë. Ekipet nga Anglia dhe Spanja arritën kualifikimin që të gjitha, ndërsa Liga e Europës mbylli pjesën e vitit 2019, e tani pret shortin e turit të dytë. Plot 24 kaluan turin, dhe atyre do t’u shtohen edhe 8 nga Championsi për të krijuar fazën e të 16-tave të finaleve.
Arsenali, Mançester Junajtidi dhe Uolvesi ishin ekipet ishullore që kaluan turin. Sevilja, Espanjoli dhe Getafe ishin klubet e La Ligës që ia dolën. Skocia do të përfaqësohet me të dy emrat e mëdhenj, Sëlltik dhe Rejnxhërs, ndërsa Italia do të ketë vetëm një të mbijetuar, Romën. Ndër emrat e njohur të eleminuar janë Dinamo e Kievit, PSV Ajndhoven, Lacio, Fejënordi, Sent Etieni, Borusia e Mynshengladbahut (kryesuese e Bundesligës) apo Beshiktashi. Ja rezultatet dhe skuadrat e kualifikuara të ndara sipas kokave të serisë ose jo, në shortin e 16 dhjetorit:
Grupi A: APOEL-Sevilja 1-0, Karabak-Dudelanzh 1-1.
Grupi B: Dinamo Kiev-Lugano 1-1, FC Kopenhagen-Malmo 0-1.
Grupi C: Bazel-Trabzonspor 2-0, Getafe-Krasnodar 3-0.
Grupi D: LAS Linc-Sporting Lisbonë 3-0, PSV Ajndhoven-Rozenborg.
Grupi E: Kluzh-Sëlltik 2-0, Renë-Lacio 2-0.
Grupi F: Ajntraht Frankfurt-Gimaresh 2-3, Standard Liezh-Arsenal 2-2.
Grupi G: Porto-Fejënord 3-2, Rejnxhërs-Jang Bojs 1-1.
Grupi H: Espanjol-CSKA Moskë 0-1, Ludogorec-Ferencvarosh 1-1.
Grupi I: Gent-Oleksandria 2-1, Volfsburg-Sent Etien 1-0.
Grupi J: Borusia M.-Istanbul Bashaksehir 1-2, Roma-Volfsberger 2-2.
Grupi K: Sllovan Bratislavë-Sporting Braga 2-4, Uolves-Beshiktash 4-0.
Grupi L: Mançester Junajtid-AZ Alkmar 4-0, Partizan Beograd-Astana 4-1.
Vazo 1: Sevilja, Malmo, Bazel, LAS Linc, Sëlltik, Arsenal, Porto, Espanjol, Gent, Istanbul Bashaksehir, Braga, Mançester Junajtid.
Vazo 2: APOEL, FC Kopenhagen, Getafe, Sporting Lisbonë, Kluzh, Frankfurt, Rejnxhërs, Ludogorec, Volfsburg, Roma, Uolves, AZ Alkmar.
Sfidanti.al