Ju kujtohet kur një stadium vullkanik në Gjermani ka përcjellur në mënyrë spektakolare një futbollist shqiptar? Të gjithë e dinë përgjigjen: është Altin Lala dhe kur ndaloi topin, për t’i thënë lamtumirë lojë që e bëri shumë të njohur, ka ndezur shpirtin gjerman të mirënjohjes. Kurrë nuk kishim parë një ceremony aq të madhe për një futbollist aq “të vogël”. Përse e kujtuam Lalën?
Një futbollist që ka vlera humane kujtohet më gjatë edhe se ata që kanë shkëlqyer teknikisht. Lala ishte dhe është njeri i futbollit, ndaj loja e tij ndiqet me pasion edhe kur jep mendime me pikatore, sipas stilit të tij. Ditët e fundit, Altini paska zbuluar një merak: “ Rashica ishte aq i talentuar, sa gabuan që nuk u përfshi në listën e Europianit”. Ai nuk e dinte që do ngacmonte sedrën e De Biazit kur tha “ Lala flet për të se është menaxheri i tij”. E vërteta është se për Rashicën nuk ka “qarë” vetëm menaxheri, por të gjithë ata që shijonin driblimet dhe vizionin e tij në kampionatin holandez me Vitesen dhe me Shpresën.