Alarmi Ben Arfas: Futbolli po vdes, shyqyr që ekziston Barcelona!

Ish-shpresa e madhe e futbollit francez Hatem Ben Arfa, momentalisht, luan me klubin Ren. Ky futbollist 32-vjeçar konsideron se karriera e tij nuk eci në drejtimin e duhur, ashtu si edhe futbolli në përgjithësi. Sipas tij, vetëm një klub i mban të interesuar tifozët për lojën e futbollit.
“Sot në futboll ka më shumë mbrojtje, shumë taktikë dhe kjo është vetëm baza e tij. Është një fat i madh që ekziston Barcelona që vazhdimisht tregon se futbolli është vetëm lojë, kurse ekipet e tjerë nuk luajnë futboll të bukur. Thjesht futbolli i bukur po vdes”, vuri në dukje Ben Arfa, duke shtuar: “Ju, të gjithë e patë Botërorin e fundit, tani nuk ka më argëtim në fushat e futbollit”.
Sfidanti.al