Stadium avangard; Totenhem përuron shtëpinë e tij të re

Totenhemi priti 2 vjet deri sa u kthye në shtëpinë e tij. klubi londinez përuroi impiantin e ri të tij ‘Tottenham Hostpur Stadium’ dhe e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme me fitoren 2-0 ndaj Kristal Palas në kampionat. Dhe duket se pritja ia vleu për skuadrëm londineze dhe tifozët e saj pasi stadiumi i ri është avangard dhe shumë modern.

I ndërtuar nën rrënojat e ‘White Hart Lane’, impianti i ri ka kapacitet me 62 062 vende duke u bërë stadiumi i dytë më i madh në Premier League pas Old Trafford të Mancester Junajtid, ndërkohë që kostoja e ndërtimit të tij e kaloi vlerën e 1 miliardë Eurove,

‘Tottenham Hotspur Stadium’ është projektuar për të pritur jo vetëm sfidat e futbollit evropian, por edhe evenimente të tjera si boksi.ky impiant Ideja ishte që ky impiant të krijohej duke përfshirë edhe publikun këtë e tregon akti që distanca më e largët mes fushës dhe tribunave është 7.9 m.

Argëtimi dhe kultura angleze është marrë parassysh gjithashtu. Nëpërmjet një tenologjie të përparuar është mundësuar mbushja me birrë e 10 mijë gotave në minutë. Por jo vetëm kaq, në stadiumin e ri janë instaluar edhe dy ekranët më gjigandë, ndërkohë që sektori i tifozëve vendas ka kapacitet me 17500 vende dhe është i konceptuar si ‘Muri i Verdhë’ i Borusias së Dortmundit.

sfidanti.al