Mbas ndeshjes mes Barcelonës dhe Espanjolit (2-0), futbollisti i këtij të fundit, Andrian Pedroso, shkoi dhe e ndërroi bluzën e tij me atë të lojtarit kundërshtar, Lionel Mesi, duke i zëmeruar shumë tifozët espanjolas që konsideruan se ai (Pedroso) nuk duhet ta bënte këtë, për më tepër me Mesin që shënoi dy gola kundër ekipit të tyre.
Tifozët e klubit më të vogël të Barcelonës (Espanjolit) lëshuan një lumë kritikash ofenduese në adresë të mbrojtësit të majtë të tyre që në fakt është një futbollist i ri, kur panë skenën e ndërrimit të bluzave, duke thirrur “tradhtar”, “Judë”, “derrkuc i ndyrë”, etj.
Zherar Pike, në këtë rast, “mori pushim”, sepse në raste të tjera ai është figura më e urryer, në drejtim të të cilit tifozët e Espanjolit asnjëherë nuk i kursejnë sharjet e rënda.
Sfidanti.al