Toti e ka “varrosur” pa ardhur : Në vend të Ranierit do ulet.. De Rosi

Kapiteni legjendar i Romës, Françesko Toti, në rolin e ri të drejtorit teknik të Romës si detyrë të parë i ka përcaktuar vetes që si trajner i “ujkonjës romane” të bëhet ish-bashkëlojtari i tij Daniele De Rosi, shkruan “Korriere delo Sport”.
Toti aktualisht është zëvendësdrejtor sportiv, por, sidoqoftë, mbas largimit të Ramon Monçit, ai nuk do të bëhet drejtor sportiv, por, megjithatë, fjala e tij ka peshë të madhe, pavarësisht nga posti që mban në klubin roman.
Sipas gazetës së mësipërme, Toti ka si synim që, në vend të trajnerit të tanishëm të Romës, Klaudio Ranieri, të ulë në stolin e drejtimit De Rosin që, në fakt, ende është futbollist aktiv. Ka shumë mundësi që De Rosi ta mbyllë karrierën e tij në fushë verën e ardhshme, pasi së shpejti ai do të bëhet 36 vjeç, ndërkohë që në fund të këtij sezoni atij do t’i mbarojë edhe kontrata me klubin roman, i vetmi, me të cilin ai ka luajtur gjatë karrierës së tij të gjatë, njëlloj se edhe Françesko Rosi. Interesante është se i ati i De Rosit, Alberto, është trajner i ekipit të të rinjve të Romës.
Sfidanti.al