A mundet Atletiko ta synojë titullin me dyshen Morata-Zhoao Feliks?!

Madrileni shënoi dy gola dhe portugezi shërbeu 3 asistë. Këtyre iu shtua edhe Antuan Grizman që realizoi një tjetër rrjetë. E tillë faza sulmuese e Atletikos në fitoren 3-0 në La Ligë në fushën e Getafes, gjë që impresionoi më shumë sesa suksesi 2-1 i Realit në fushën e Almerias, e padyshim sesa barazimi 0-0 i Barcelonës në “Spotifai Kamp Nou” ndaj Rajos së Vajekanos. A thua do të ndryshojnë sërish ekuilibrat në kampionatin spanjoll, siç ndodhi në 2020-2021 kur kampione u shpall pikërisht Atletiko? Trajneri Diego Pablo Simeone duket se po kthehet në një Ferguson pasi po krijon brezin e ri të yjeve. Në sulm është edhe Alvaro Morata, që shënoi 2 gola ndaj Getafes, Zhoao Feliksi që dha 3 asistet dhe Antuan Grizman. Epoka e Luis Suarezit u mbyll, por jo ajo e Simeones!

Sfidanti.al