Shprehja është “mos fol kurrë para kohe”, ose në anglisht “kurrë mos thuaj kurrë”. Gjithsesi, Oliver Kahni vendosi ta bënte këtë hap të guximshëm duke bërë një parashikim nga ata që edhe filozofët më të mëdhenj të historisë do të druheshin ta bënin. Shefi ekzekutiv i Bajernit të Mynihut ka deklaruar se “kurrë nuk do të ketë një oligark tek Bajerni, dhe uroj që kjo modë të vijë në zhdukje”. Me një fjali, Kahni shprehu edhe një dëshirë (krejt normale), por edhe bëri parashikimin. A mund të ketë, me të vërtetë, një oligark tek Bajerni? Edhe nëse klubi do të kishte qenë pronë private vetëm e ish-kapitenit, sërish kjo mund të ndodhte sepse njeriu ndryshon edhe mendje. Për më tepër është pronë e tifozëve, por një ndryshim ligji në Gjermani mund të bënte që tifozët të kishin 49 për qind maksimalisht. Në këtë moment, një oligark mund të vinte që ç’ke me të. Një traditë edhe krijohet, siç po ndodh në Angli, Francë apo Itali.
Sfidanti.al